Kur bëhet testi prenatal?

Kada se radi prenatalni test?

Sapo kuptove që je shtatzënë? Urime! Do të keni qindra pyetje, ndërsa njëra prej tyre me siguri do të jetë edhe kur bëhet testi prenatal?

Statistikisht, numri më i madh i shtatzënive të diagnostikuara është pikërisht në periudhën nga java e 6-të deri në javën e 8-të të shtatzënisë. Pikërisht, kjo është periudha kur, përveç amenorresë, testit të shtatzënisë, mjeku juaj e konfirmon me aparatin e ekografisë se jeni shtatzënë.

Pas këtij ekzaminimi, shumicën e grave shtatzëna i shqetësojnë pyetjet nëse gjithçka do të jetë siç duhet me fëmijën e tyre? A do të zgjasë shtatzënia deri në fund? A është gjithçka në rregull gjenetikisht me fëmijën tim?

Analiza e parë dhe më e rëndësishme në këtë periudhë të shtatzënisë së hershme është testimi prenatal jo-invaziv.

Procedura për kryerjen e Testit prenatal Premium Genetics dhe Testit prenatal Premium Genetics monogjenik jo-invaziv është shumë i thjeshtë dhe kryhet në 3 hapa.

Hapi i parë kur bëhet testi prenatal:

Kontaktoni. Telefononi ekipin tonë të Premium Genetics, qendrën e kontaktit (+383 48 745 555
+383 48 445 599), për të marrë më shumë informacion dhe për të caktuar një kampionim në laboratorin më afër jush.

Për të qenë në gjendje të merrni një mostër, duhet të jeni të paktën në javën 10-të të shtatzënisë.

Pse kjo është e rëndësishme? Nga java e 6-të e shtatzënisë, në gjakun e nënës fillon të qarkullojë ADN-ja e fetusit me qarkullim të lirë (cffDNA). Është vërtetuar se më shpesh nga java e 10-të e shtatzënisë ka mjaft material gjenetik të fetusit në gjakun tuaj për kryerjen e testimit prenatal, por edhe për arsye etike nuk është e mundur të merren mostra për testim prenatal para javës së 10-të të shtatzënisë.

Edhe pse Testi prenatal Premium Genetics dhe Testi Premium Genetics monogjenik praktikisht mund të bëhen në çfarëdo jave të shtatzënisë, madje edhe deri në fund të shtatzënisë, por koha ideale për testim është midis javës së 10-të dhe 12-të të shtatzënisë. Duhet pasur parasysh se pikërisht në këtë periudhë të shtatzënisë, në fazën e hershme, kur kryhet Testi prenatal Premium Genetics ose Testi Premium Genetics monogjenik, merren informacionet e sakta për gjendjen gjenetike të foshnjës dhe ofrohet një kohë e mjaftueshme për metoda shtesë të mëtejshme diagnostike invazive (amniocenteza, CVS, kordocenteza) dhe për ndërprerjen eventuale të shtatzënisë, nëse ekziston nevoja për këtë. Është e padiskutueshme që është shumë më e lehtë të ndërpritet shtatzënia në një fazë të hershme, nëse kjo është e nevojshme, sesa më vonë.

 Ekipi ynë profesional do t’i kalojë të gjitha detajet dhe specifikat me Ju, në mënyrë që të vendosni për opsionin e testimit që është më i miri për Ju. Gjithashtu, kolegët tanë do t´i mbledhin të gjitha informacionet e nevojshme mjekësore për shtatzëninë tuaj, si dhe të dhënat e kontaktit, në mënyrë që ta përcjellim mostrën tuaj që nga momenti i marrjes së mostrës deri në momentin e mbërritjes së rezultatit.

Hapi i dytë kur bëhet testi prenatal:

Caktimi: Pasi të keni vendosur, ne do ta caktojmë datën për marrjen e mostrës për testimin prenatal në laboratorin më të afërt për Ju, në çdo qytet në Bosnje dhe Hercegovinë. Do të përpiqemi që ta zgjedhim një termin më të mirë si dhe laboratorin më të afërt për Ju. Seti për marrjen e mostrës do t’ju presë gati në laborator, ku do të njoftoheni, për të shmangur pritjet në radhë.

Kompletet për testin prenatal Premium Genetics dhe Premium Genetics monogjenik janë të vetmet komplete në treg të pajisur me “çanta kryo” speciale që e ruajnë temperaturën dhe cilësinë e mostrës suaj deri sa të mbërrijë në laborator.

test
 Kompletet për Testin prenatal Premium Genetics dhe Testin Premium Genetics monogjenik janë të vetmet komplete me “shelf life” prej 14 ditësh, ndryshe nga shumica e testeve të tjera prenatale që kanë dy herë kohën më të shkurtër. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse garanton cilësinë e mostrës për një periudhë më të gjatë kohore dhe zvogëlon mundësinë e rimarrjes së mostrës së panevojshme për shkak të dështimit teknik të mostrës, gjë që shpesh ndodh me testet e tjera komerciale që dërgohen jashtë vendit për analizë.

E RËNDËSISHME: Para marrjes së mostrës, Ju mund të hani dhe pini lirisht. Ushqimi dhe pijet nuk ndikojnë në vetë analizën.

Nëse vendosni për Testin Premium Genetics monogjenik (testi më gjithëpërfshirës në botë, i cili analizon gjithashtu 100 sëmundje monogjenike), prania e babait biologjik të foshnjës në laborator është gjithashtu e nevojshme.

Përveç mostrës së gjakut venoz të nënës merret edhe mostra nga regjioni bukal (strisho e pjesës së brendshme të faqes) të babait biologjik të fëmijës. Ky është i vetmi test në treg ku merr pjesë edhe babai i ardhshëm.

Për mbledhjen e materialit gjenetik nga mostra e regjionit bukal të babait biologjik të foshnjës, na duhet një mostër e pastër dhe me cilësi të lartë. Është e rëndësishme që babai biologjik të mos konsumojë asgjë (ushqim, pije, cigare, çamçakëz, etj.) të paktën 45 minuta para marrjes së mostrës.

Hapi i tretë kur bëhet testi prenatal:

Marrja e mostrës. Vetë procedura e marrjes së mostrës është jo-invazive dhe plotësisht e sigurtë si për nënën, ashtu edhe për foshnjën. E gjithë procedura nuk zgjat më shumë se pesëmbëdhjetë minuta.

Para marrjes së mostrës në laborator, Ju do ta plotësoni formularin e nevojshëm për testim në formë të një pyetësori ,,Sample Information Form (SIF)“.

Stafi profesional do ta mbledhë një sasi të mjaftueshme (8-10 ml) të gjakut venoz të nënës në epruvetë. Nëse merret edhe mostra nga regjioni bukal i babait biologjik të foshnjës, atëherë për Testin Premium Genetics monogjenik në laborator me lëvizje të lehta të një shkopi të veçantë merret mostra nga epiteli i zgavrës së gojës, i cili është plotësisht pa dhimbje.

Pas kësaj, Ju e informoni Premium Genetics se ka përfunduar suksesshëm marrja e mostrës. Kjo është shumë e rëndësishme, në mënyrë që ne ta organizojmë në kohë shërbimin logjistik dhe korrier, i cili e mbledh mostrën tuaj dhe e transporton jashtë vendit për analiza.

Mostra përkatëse e mbledhur në kohën e duhur, e transportuar në mënyrë të duhur edhe në laboratorin përkatës, është parakusht për një rezultat të saktë.

Një shërbim i posaçëm korrier siguron transportin e materialit biologjik, përkatësisht mostrën në laboratorin NATERA në Amerikë. Mostra zakonisht arrin në laborator brenda 24 orëve, në një set të veçantë me kriogel, i cili garanton qëndrueshmërinë e mostrës.

Rezultati pritet prej 7 deri në 10 ditë pune (duke përjashtuar fundjavat dhe festat) nga momenti kur mostra arrin në laboratorin Natera. Gjatë kësaj periudhe, një numër i madh i grave shtatzëna arsyeshëm janë të padurueshme, sepse presin me padurim thirrjen tonë, në mënyrë që t’i informojmë për rezultatin. Duke qenë se kjo është një analizë gjenetike e gjerë, kërkon pak më shumë kohë, ndryshe nga analizat klasike biokimike, në mënyrë që të merret një rezultat i besueshëm. Sapo të mbërrijë rezultati, ne Ju kontaktojmë menjëherë me telefon dhe Ju komunikojmë dhe e interpretojmë rezultatin.

Në dakordim me Ju, rezultatet dërgohen përmes e-mailit ose postës në adresën tuaj të shtëpisë.

Ne gjithashtu mund t’i dërgojmë rezultatet edhe tek gjinekologu juaj përgjegjës. Nën dispozicionin tuaj është dhe Shërbimi këshillimor gjenetik të Premium Genetics, i përbërë nga ekspertët më eminentë.

Në rast të një rezultati pozitiv, saktësisht nëse Testi prenatal Premium Genetics dhe Testi Premium Genetics monogjenik zbulon një rrezik të lartë për ndonjë nga hormozomopatitë e testuara, kjo nevojitet të vërtetohet me një diagnostifikim invaziv. Shpenzimet e procedurës konfirmuese diagnostikuese (amniocenteza, kordocenteza ose biopsia e vileve korionike) do të mbulohet tërësisht nga Premium Genetics në vend të jush.

Vendimi për vendin dhe datën e kryerjes së procedurës invazive merret nga pacienti në konsultim me gjinekologun e tij përgjegjës dhe është i detyruar ta informojë për këtë Premium Genetics përpara kryerjes së vetë procedurës.

Ekipi ynë i këshillimores gjenetike do t’ju ndihmojë nëse keni ndonjë dilemë, në mënyrë që ta merrni një vendim të duhur në çdo rast.

Qëllimi ynë kryesor është një grua shtatzënë e kënaqur dhe e lumtur, prandaj do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kontribuar në këtë.

Nëse rezultati i Testit prenatal Premium Genetics/Testi Premium Genetics monogjenik është negativ, Ju mund të jeni të qetë përsa i përket shëndetit gjenetik të foshnjës tuaj dhe atë që u testua në opsionin që keni zgjedhur. Ju urojmë një shtatzëni të qetë dhe të kujdesshme!