Trombofilia dhe shtatzënia

Pse është e rëndësishme trombofilia për shtatzëninë, lindjen dhe periudhën pas lindjes?

Për zhvillimin e suksesshëm të shtatzënisë është i nevojshëm qarkullimi adekuat i placentës. Perfuzioni joadekuat i placentës në gjendjet që e tejkalojnë nivelin fiziologjik të koagulueshmërisë çon deri te formimi i mikrotrombozës dhe e zvogëlon mundësinë e invazionit të trofoblastit. Manifestimet klinike të gjendjeve patologjike, siç janë: kufizimi i rritjes së fetusit, vdekja intrauterine e fetusit, humbja e shtatzënisë në tremujorin e dytë dhe të tretë, shkëputja e placentës dhe preeklampsia, si dhe komplikimet e tjera të shumta që ndërlidhen me trombofilitë të trashëguara, lidhen me faktin se invazioni i placentës ishte i kufizuar përmes procesit të hiperkoagulueshmërisë që e kalon nivelin e tolerancës.

Cilat janë komplikimet e trombofilisë në shtatzëni?

Komplikimet e trombofilisë në shtatzëni zakonisht ndahen në raport me periudhën kohore, përkatësisht boshtin kohor në të cilin shfaqen, përkatësisht në:

  • komplikimet tek nëna dhe
  • komplikimet tek fetusi.

Në komplikimet e shtatzënisë, që shfaqen si pasojë potenciale e trombofilisë të trashëguar, hyjnë: humbja e hershme e shtatzënisë, humbja e përsëritur e shtatzënisë në tremujorin e parë, humbja e shtatzënisë në tremujorin e dytë, preeklampsia, shkëputja e placentës, lindja e parakohshme, vdekja intrauterine e fetusit (fetus mortus in utero – FMU), kufizimi i rritjes së fetusit, tromboembolia venoze, si dhe tromboza e venave të thella.

Si trajtohet trombofilia tek gratë shtatzëna?

Varësisht nga lloji i trombofilisë, bëhet përshtatja e terapisë – për disa është i mjaftueshëm acidi folik, i cili përdoret në mënyrë rutinore gjatë shtatzënisë për shkak të aspekteve të tjera, ndërsa për disa është e nevojshme futja e terapisë antikoagulante për t´i parandaluar pasojat e padëshiruara, për të cilat ka të dhëna profesionale, ndër të cilat, është edhe disertacioni im i doktoraturës dhe që tregojnë përfitimin e mundshëm të terapisë kryesisht me heparin me peshë të ulët molekulare (LMWH) mbi implantimin dhe zhvillimin e placentës, si dhe përfitimi në rezultatin e shtatzënisë nga LMWH në terapinë e konceptimit të asistuar dhe parandalimin e abortit të hershëm spontan.